
MOSKË- Ish-kampioni legjendar i shahut Garry Kasparov u "arrestua në mungesë" nga Rusia. Ky ishte termi që u përdor nga mediat ruse lidhur me vendimin e Gjykatës, por thjesht është shpallur në kërkim. 61-vjeçari akuzohet nga Rusia për terrorizëm dhe si agjent për interesa të huaja. Pas njoftimit të bërë në media, erdhi në një reagim nga vetë ish-kampioni legjendar.
"Në mungesë është padyshim mënyra më e mirë që jam arrestuar ndonjëherë! Jam i sigurt që të gjithë jemi po aq të nderuar që shteti terrorist i Putinit po shpenzon kohë për këtë gjë se zakonisht shkon direkt në persekutim dhe vrasje,"-tha ai në rrjetet e tij sociale.
In absentia is definitely the best way I've ever been arrested! Good company, as well. I'm sure we're all equally honored that Putin's terror state is spending time on this that would otherwise go persecuting and murdering. https://t.co/uYlSwI9ss7
— Garry Kasparov (@Kasparov63) April 24, 2024
Sipas gjykatës në qytetin e Syktyvkar, i cili është qyteti më i madh në rajonin veriperëndimor Komi të Rusisë, shahisti legjendar u "arrestua në mungesë", bashkë me ish-deputetin e parlamentit rus Genadi Gudkov, bashkëthemeluesin e "Forumi i Rusisë së Lirë" dhe ish-aktivisten Yevgenia Chirikova.
Të katër ata akuzohen për themelimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, financimin e veprimtarisë terroriste dhe justifikimin e aktivitetit të tyre në publik./ZËRI