Bota

Skandali në Meksikë, Senati sakrifikon një pulë...për shi

Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale parlamentare, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin pulës dhe i mblodhi gjakun në një enë.

k.m.
Skandali në Meksikë, Senati sakrifikon një pulë...për
Pamje nga ceremonia

MEKSIKË- Një pulë u sakrifikua dje në Senatin meksikan për t'i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut "Tlaloc". Por më shumë sesa shiun, kjo ceremoni që shkaktoi një valë zemërimi në rrjet dhe jo vetëm. Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale parlamentare, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin pulës dhe i mblodhi gjakun në një enë.

Ceremonia u organizua nga senatori Adolfo Gomes, një anëtar i partisë qeverisëse "Morena", por në mbrëmje krerët e Senatit u distancuan nga kjo nismë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë vetëm Gomesit. Ky i fundit u justifikua duke përmendur zakonet e lashta. Kushtetuta e Meksikës parashikon se është e përshtatshme të "respektohen traditat e popujve indigjenë". Kështu të paktën u justifikua ai para gazetarëve.

Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve u kujtuan autoriteteve se sakrificat dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të ndaluara në Mexico City. Gjithashtu, Organizata Anima Naturalis Mexico njoftoi përmes platformës së rrjetit sociale "X" se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër senatorit dhe se po bën thirrje për një protestë para Senatit për të kërkuar dorëheqjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB