Bota

Inskenoi rrëmbimin e të bijës dhe ia vranë, del nga burgu babai i Vanja Gorçevskas

Sipas tij, Gorçevski kishte përfunduar dy herë viktimë e torturave në burg.

k.m.
Inskenoi rrëmbimin e të bijës dhe ia vranë, del nga burgu
Aleksandër dhe Vanja Gorçevski

SHKUP- Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut nxorri nga qelia e paraburgimit Aleksandër Gorçevskit, babait të vajzës së vrarë 14-vjeçare, Vanja Gorçevska. Tani ai do të qëndrojnë në "arrest shtëpie". Avokati i tij Vladimir Tufegxhiç e përshëndeti vendimin e gjykatës dhe tha për Televizionin Telma se: Kjo ishte një kënaqësi e vogël për padrejtësinë dhe tragjedinë e madhe që iu shkaktua Gorçevskit.

Sipas tij, Gorçevski kishte përfunduar dy herë viktimë e torturave në burg. Për këto ngjarje ai tha se ishte informuar Komiteti i Helsinkit.

Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor 2023, teksa po shkonte në shkollë. Organet maqedonase kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes ishte parave nga e ëma e vajzës së vrarë, me të cilën Aleksandri ishte vrarë. Bashkë me të miturën u vra edhe një i moshaur. Sipas Policisë, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të palara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal, dhe pas ekzekutimit të tij, të dyshuarit e kësaj vepre kanë marrë automjetin e tij me të cilin më pas kanë rrëmbyer 14-vjeçaren në Shkup, të cilën e kanë vrarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB