
Betty Grafstein dhe José Castelo Branco
José Castelo Branco, influenceri i njohur i modës, është arrestuar në Portugali pasi u akuzua për sulm nga gruaja e tij. Page Six raporton se Castelo Branco, 61 vjeç, pretendon se është i pafajshëm pasi u vu në akuzë për sulmin ndaj gruas së tij, Betty Grafstein.
Dyshja, të cilët ndajnë një gardërobë të shtrenjtë me veshje luksi, kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë prej vitesh kryesisht për shkak të stilit të tyre dhe diferencës së madhe të moshës, plot 34 vite vite. Castelo Branco identifikohet si mashkull, por shpesh mendohet se është grua për shkak të veshjeve dhe grimit që përdor. Ai u lirua nga burgu më 7 maj, por i ndalohet ti afrohet gruas./ZËRI
Poll