Bota

"The Guardian": Sunak do shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik

Sipas tyre, tani është shansi që Keir Starmer të përpiqet të marrë pushtetin për laburistët pas 14 vitesh qeverisje nga konservatorët.

k.m.
"The Guardian": Sunak do shpallë zgjedhje të
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak do të shpallë zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në muajin korrik. Këtë lajm e kanë konfirmuar burime për "Guardian". Sipas tyre, tani është shansi që Keir Starmer të përpiqet të marrë pushtetin për laburistët pas 14 vitesh qeverisje nga konservatorët.

Kryeministri do të shpallë se zgjedhjet do të jenë në fillim të verës, mendohet se do të zgjidhet data 4 korrik. Aktualisht laburistët janë rreth 20 pikë përpara në sondazhe dhe Starmer pritet gjerësisht të bëhet kryeministri i ardhshëm pas transformimit të partisë së tij që nga humbja historike e zgjedhjeve gati 5 vjet më parë.

Aktualisht, Sunak ka kërkuar një mbledhje urgjente të kabintetit dhe pikërisht për këtë arsye, edhe David Cameron, i cili ishte në Shqipëri, la në mes takimin në Tiranë dhe u kthye me urgjencë në Londër për të marrë pjesë në takim. Takimi mes tyre ka nisur që në orën 16.00, të pasdites së sotme dhe ende nuk kanë dalë për të konfirmuar lajmin për mediat. Lajmërimi i zgjedhjeve është surprizë, pasi vetëm pak orë më parë Sunak e hoqi si mundësi faktin që mund të shpallte zgjedhjet të parakohshme, por mesa duket vendimi është marrë, vetëm sa pritet të zyrtarizohet nga qeveria./ZËRI

Poll

MOS HUMB