
Foto ilustruese
ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë Zvicrën ku një grua është vrarë në mes të rrugës nga një burrë që ecte lakuriq. Ngjarja ka ndodhur në një park në Mannendorf, afër Cyrihut.
Pas vrasjes së gruas, ai ka tentuar që të godasë dhe sulmojë dhe kalimtarë të tjerë në rrugë. Arsyet e ngjarjes së rëendë nuk dihen ende. Policia njofton se ka nisur hetimet.
''Të martën pasdite, një grua u qëllua për vdekje nga një burrë në Mannendorf. Kalimtarët raportuan praninë e një burri të zhveshur në Alma Park, i cili bërtiste dhe sulmonte fizikisht personat e tjerë”, shprehet Policia./ZËRI
Poll