
Will Smith
SHBA- Një person është arrestuar pasi tentoi që të grabiste shtëpinë e aktorit Will Smith në Los Angelos. Një zëdhënës i departamentit të Policisë i tha "Page Six" se ngjarja ndodhi më 1 maj. Por grabitësi u ndalua para se të mund që të hynte në shtëpinë e Smith.
I dyshuari - i cili është identifikuar si 37-vjeçari Robert Ogden - u arrestua për shkelje të ligjit, por u lirua më 3 maj.
Deri më tani aktori i “Fresh Prince of Bel Air” nuk ka folur për ngjarjen e ndodhur, as në rrjetet e tij sociale. Deri më tani raportohet se Smith nuk ishte në banesën e tij në momentin që grabitësi tentoi të futej në rezidencën e tij./ZËRI
Poll