Bota

Studimi: Kimikatet në "vape" bëhen shumë toksike kur nxehen

Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se disa avuj me shije frutash – si luleshtrydhet, pjepri apo dhe boronica – prodhojnë komponime të rrezikshme të quajtura karbonile të paqëndrueshme për shkak të këtij procesi nxehjeje.

k.m.
Studimi: Kimikatet në "vape" bëhen shumë toksike kur
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kimikatet e përdorura për prodhimin e avujve të "vape" mund të jenë shumë toksikë kur nxehen dhe më pas thithen nga përdoruesit. Sipas një hulumtimi të "TheGuardian", pajisjet avulluese ngrohin aromatizuesin e lëngshëm në temperatura të larta për të formuar një aerosol që më pas thithet. Ato përmbajnë kimikate duke përfshirë glicerinë vegjetale, propilen glikol, nikotinë dhe aromatizues, të përzier në sasi të ndryshme.

Eksperimentet e mëparshme kanë treguar se disa avuj me shije frutash – si luleshtrydhet, pjepri apo dhe boronica – prodhojnë komponime të rrezikshme të quajtura karbonile të paqëndrueshme për shkak të këtij procesi nxehjeje. Këto komponime dihet se kanë ndikime tek sëmundjet kronike obstruktive pulmonare (COPD), sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceret. 

Me kaq shumë kimikate të përdorura në dhjetëra mijëra produkte të ndryshme, kryerja e eksperimenteve për të testuar çdo markë dhe shije për toksicitetin mund të marrë dekada kohë për kërkime. Si alternativë u përdor një studim nga AI për të analizuar përbërjen kimike të 180 shijeve të avullit. Hulumtimi, i botuar në "Scientific Reports", parashikoi që "vape" prodhojnë 127 kimikate "toksike".

Pothuajse çdo shije e vendosur në sistemin e AI tregonte të paktën një produkt që klasifikohej si rrezik për shëndetin. Ekipi hulumtues në Universitetin e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore "RCSI", arrin në përfundimin se ekziston një "kërcënim i mundshëm i shëndetit publik me të cilin përballen 4.5 milionë përdorues të "vape" në Mbretërinë e Bashkuar.

Në janar, qeveria njoftoi se do të ndalonte produktin dhe do të kufizonte shijet e ëmbla dhe të frutave./ZËRI

Poll

MOS HUMB