
ZYRIH- “Ju çakejtë ende nuk e keni mësuar se nuk ka mbaruar derisa unë të them se është fundi!!!” Kështu shkruan M.Y. (emër i ndryshuar), bosi i supozuar i mafies turko-zvicerane të lojërave të fatit, dy ditë pasi SRF Investigative dhe ekipi i kërkimit Reflexion raportuan për herë të parë mbi të dhe makinacionet që ai përdor.
Tani ndoshta ka mbaruar për të dhe arratia përfundoi njëherë e mirë. Siç raportojnë SRF Investigative dhe Reflexion nga një burim i besueshëm, policia kantonale e Zyrihut arrestoi pesë burra të enjten e kaluar në lidhje me lojërat e paligjshme të fatit - përfshirë M.Y. Gjithsesi, ata preuzomohen të pafajshëm, derisa tëë provohet e kundërta.
Së shpejti pritet që prokuroria publike e Zyrihut të japë detaje të tjera rreth arrestimit.
Si funksiononin faqet ilegale të lojërave të fatit
Sipas hulumtimit, M.Y me origjinë turke ishte personi kyç i mafies së kazinove. Ata menaxhuan një rrjet të gjerë nga Zyrihu në disa kantone - me specialistë të IT-së, mbledhës parash dhe dhjetëra bare, kryesisht turq, ku njerëzit luanin shumë para.
Thelbi i këtij biznesi ishin faqet ilegale të lojërave të fatit si siskowin.com, solobet.com dhe sportwin.com, të cilat u bllokuan nga autoritetet zvicerane, por në mënyrë të përsëritur shfaqeshin me adresa paksa të ndryshme. Sipas një burimi të brendshëm, bosi mafioz thuhet se ka shpenzuar disa milionë franga në muaj herë pas here.
Fitimet nga lojërat e paligjshme të fatit nuk mund të tatohen. Kjo do të thotë se shteti po humbet shumë para. Përveç kësaj, sipas Andrea Uolfer nga Komisioni Federal i Kazinove, fitimet përdoren shpesh për të financuar krime të rënda si trafikimi i njerëzve ose drogës.
Pritje të bosit të lojërave të fatit nga Presidenti i Qipros Veriore
Sesa me ndikim M.Y. ishte, tregon fakti që për shembull, se ai u prit së fundmi nga Presidenti i Republikës së Qipros Veriore, Ersin Tatar. Burime të mirëinformuara supozojnë se ai donte të krijonte një bazë të re në Republikën Turke të Qipros Veriore, e cila njihet për lojërat e fatit.
Aktivitetet e shefit të lojërave të fatit fillimisht u bënë të njohura përmes podcast-it "Rasti Antepay" nga SRF dhe Reflexion. Nëpërmjet hulumtimeve disamujore u tregua se M.Y. thuhet se qëndron pas shumë siteve të paligjshme të lojërave të fatit dhe ishte i përfshirë gjithashtu në sesionin e pagesës Antepay, ish-sponsor kryesor i FC Zurich.