Bota

Arrestohen 7 persona në Turqi, i dhanë informacione Mossad-it

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se shumica e të dyshuarve akuzoheshin për kryerjen e "spiunazhit politik ose ushtarak" në emër të inteligjencës izraelite.

f.t
Arrestohen 7 persona në Turqi, i dhanë informacione Mossad-it
FOTO ILUSTRUESE

TURQI- Forcat e sigurisë në Turqi kanë arrestuar 7 persona të dyshuar se i kanë kaluar informacione shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad. Të dyshuarit u arrestuan në një operacion të përbashkët me Organizatën Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë, raportojnë mediat e huaja.

Muajin e kaluar, 34 persona u arrestuan nga policia turke me dyshimin se kishin spiunuar për Izraelin. Ata u akuzuan se planifikonin të kryenin aktivitete që përfshinin zbulimin dhe “ndjekjen, sulmin dhe rrëmbimin” e shtetasve të huaj që jetonin në Turqi. Në atë kohë, Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se shumica e të dyshuarve akuzoheshin për kryerjen e "spiunazhit politik ose ushtarak" në emër të inteligjencës izraelite.

Turqia, ndryshe nga shumica e vendeve Perëndimore dhe disa shtete arabe nuk e klasifikon Hamasin si organizatë terroriste. Atje ka një mbështetje të fortë për palestinezët në Turqi, me dhjetëra mijëra që marrin pjesë rregullisht në Stamboll apo qytete të tjera.

Kreu i agjencisë vendase të sigurisë izraelite Shin Bet tha në dhjetor se organizata e tij ishte e përgatitur të synonte Hamasin kudo, përfshirë Libanin, Turqinë dhe Katarin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Izraelin për "pasoja serioze" nëse Izraeli vazhdon me kërcënimin e tij për të sulmuar zyrtarët e Hamasit në tokën turke./ZËRI

Poll

MOS HUMB