
BRITANI E MADHE- Ekipet operacionale brenda Ministrisë së Brendshme kanë punuar me ritëm për të arrestuar në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë individët për t'u zhvendosur në Ruandë, me më shumë aktivitet që do të kryhet në javët e ardhshme. Veprimi është një pjesë kyçe e planit për të ofruar fluturime në Ruandë në 9 deri në 11 javët e ardhshme.
Ky aktivitet përbën një tjetër moment historik të madh në planin më të gjerë të qeverisë për të ndaluar kalimet me varka të vogla, të cilat ne i reduktuam me më shumë se një të tretën në vitin 2023, shkruajnë mediat e huaja. Sekretari i Brendshëm James Cleverly u shpreh se po punohet me ritme të shpejta për të mposhtur kontrabandën me emigrantët e paligjshëm. Ai dha urdhër që bnë kuadër të aksionit në shkallë të gjerë, të arrestohen personat të cilët nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe si rezidentë.
Zyra e Brendshme ka rritur kapacitetin e paraburgimit në më shumë se 2200 hapësira paraburgimi, ka trajnuar 200 punonjës të rinj për të përpunuar shpejt kërkesat dhe ka gati 500 shoqërues shumë të trajnuar. Transportimi i emgrantëve të paligjshëm drejt Ruandas do të bëhet me anë të avionëve. Mësohet se edhe shqiptarët që kanë mbërritur ilegalisht në Britani dhe nuk kanë dokumente qëndrimi, do të dërgohen në Ruanda./ZËRI