
KOSOVË-Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti në Kosovë. Raportohet se tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur me thikë në fshatin Lupç të Podujevës. Polica njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.