
FOTO ILUSTRUESE
KOSOVË-Një zyrtare e Policisë së Kosovës u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. Mediat e Kosovës raportojnë se policja është larguar nga shtëpia e saj ditën e dielën dhe nuk është kthyer më. Bëhet fjalë për zyrtaren policore Valdete Jakupi, e cila u denoncua e zhdukur nga vajza e saj.
Sipas njoftimit të policisë efektivja s'ka pasur kontakt me askënd që nga e diela.
“Dje është raportuar por dyshohet që nga e diela në mëngjes nuk është në kontakt me askend, s’ka qasje as në telefon e as nuk është parë nga ajo kohë”, deklaron policia.
/ZËRI
Poll