Bota

Alarmi në Angli/ Mounjaro dhe Ozempic përgjegjëse për mbi 100 vdekje?

Siç raporton "Daily Mail", asnjë nga këto vdekje nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e këtyrë injeksioneve, por ka dyshime për efektet anësore. 

k.m.
Alarmi në Angli/ Mounjaro dhe Ozempic përgjegjëse për mbi
Foto ilustruese

LONDËR- Shkencëtarët janë të shqetësuar nga ilaçet për humbje peshe që përdoren gjerësisht. Sipas MHRA (Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor), janë regjistruar një total prej 111 vdekjesh që nga 29 maji, që dyshohet se kanë lidhje me përdorimin e këtyre shiringave Mounjaro dhe Ozempic.

Siç raporton "Daily Mail", asnjë nga këto vdekje nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e këtyrë injeksioneve, por ka dyshime për efektet anësore. 

Shqetësimet e para i kanë ngritur të afërmit e pacientëve dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët raportuan një reaksion potencialisht fatal ndaj barnave në klasën e agonistëve të receptorit GLP-1. Por, deri tani kemi vetëm një rast të konfirmuar. Zbulimi i numrit të të vdekjeve erdhi disa muaj pas vdekjes së infermieres 58-vjeçare skoceze Susan McGoëan, e cila pësoi dështim të shumëfishtë të organeve, shok septik dhe pankreatit. Ajo kishte përdorur dy doza ilaçi. 

Vdekja e saj është, deri më tani, i vetmi rast që është konfirmuar zyrtarisht se lidhet me injeksionet.

Megjithatë, MHRA nuk e përjashton mundësinë se vdekjet mund të ndodhin për shkak të sëmundjeve që kanë përdoruesit, ose administrimit bashkë me barnavet e tjera. Që nga viti i kaluar, mjekët kanë paralajmëruar për trendin në rritje të njerëzve të shëndetshëm që përdorin ilaçe të tilla për humbje peshe. Shpesh, këto janë gra të reja që i kanë blerë ilaçet në internet kanë përfunduar në dhomat e urgjencës me efekte anësore serioze.

Organet shkencore, siç është Shoqata e Mjekësisë së Emergjencës, po bën thirrje për kufizime më të rrepta në përshkrimin e tyre, pasi njëkohësisht po shtohen edhe raportimet për efekte anësore si: të përziera, të vjella, diarre, fraktura, prishje dhëmbësh, ankth dhe depresion./ZËRI

Poll

MOS HUMB