
SHBA- Më shumë se 50 punonjës në një kompani të specializuar në paketimin e produkteve farmaceutike në Pensilvani kanë rënë në kontakt me substanca të rrezikshme. Siç raportojnë mediat e huaja, ata janë transportuar në qendrën rajonale spitalore pasi shfaqën simptoma të helmimit.
Alarmi ra në ndërtesën e Sharp Packaging Solutions në zonën Mackenzie pas raportimeve për një aromë të ngjashme me atë të një rrjedhjeje kimike dhe punonjësit po shfaqnin simptoma të helmimit.
Sipas raportit të CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të alarmit nuk janë sqaruar. Një përfaqësues i kompanisë siguroi se menaxheri po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar rastin./ ZËRI