Bota

Aktori francez mohon akuzat për përdhunim

Në vitin 2021 një grua e akuzoi atë për përdhunim. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në Paris në gusht 2018. Akuzat janë hedhur poshtë nga ana e tij.

E.K
Aktori francez mohon akuzat për përdhunim
Gerard Depardieu

FRANCË- Aktori francez, Gerard Depardieu ka mohuar këtë të hënë akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj një gruaje duke publikuar një letër të hapur në gazetën franceze "Le Figaro". Letra titullohej "Je veux enfinux vous dire ma vérité", që do të thotë: "Unë më në fund dua t'ju them të vërtetën time".

"Unë kurrë nuk kam abuzuar me një grua”, e nis letrën e tij aktori.

Në vitin 2021 një grua e akuzoi atë për përdhunim. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në Paris në gusht 2018. Akuzat janë hedhur poshtë nga ana e tij.

Në fillim të këtij viti, Depardieu u akuza dhe nga 12 gra të tjera për ngacmim seksual dhe përdhunim.
Letra e hapur drejtuar Le Figaro shënon herën e parë që Depardieu u është përgjigjur drejtpërdrejt këtyre akuzave.


“Nuk mund të lejoj më atë që po dëgjoj, atë që kam lexuar për veten time prej disa muajsh ”, ka shkruar ai, sipas BBC. 

"Të lëndosh një grua do të ishte njësoj si të shkelmoja nënën time”

Ai la të kuptohet gjithashtu se gruaja që e akuzoi për përdhunim erdhi në dhomën e tij "me vullnetin e saj të lirë"./Zëri

Poll

MOS HUMB