Bota

Aktivistët e klimës “marrin peng” 4 aeroporte në Gjermani, pezullohen fluturimet

Organizata Last Generation njoftoi se tetë nga aktivistët e saj kishin pezulluar ose kufizuar aktivitetin e fluturimit në aeroportet në Berlin, Këln/Bon, Nuremberg dhe Shtutgart dhe publikuan foto të aksionit.

I.F
Aktivistët e klimës “marrin peng” 4 aeroporte në
Protesta në Gjermani

GJERMANI- Aktivistët e klimës “morën peng” 4 aeroporte në Gjermani, duke bërë që të pezullohen përkohësisht disa fluturime gjatë mëngjesit të sotëm. Ata hyrën në disa aeroporte dhe vendosën pengesa në pistën e avionëve. Organizata Last Generation njoftoi se tetë nga aktivistët e saj kishin pezulluar ose kufizuar aktivitetin e fluturimit në aeroportet në Berlin, Këln/Bon, Nuremberg dhe Shtutgart dhe publikuan foto të aksionit.

Aeroporti i Nurembergut, sipas një deklarate në Facebook, pezulloi fluturimet për rreth një orë për shkak të aktivistëve. Gjashtë fluturime u vonuan, një u anulua dhe një tjetër u devijua në një aeroport tjetër.

Në aeroportin e Këlnit fluturimet filluan të funksionojnë normalisht pas orës 08:25, pas disa orësh pezullim, ndërsa në një deklaratë autoritetet njoftuan se do të ketë vonesa ose devijime.

Ndërsa në aeroportin e Berlinit, policia arrestoi dy persona që hyrën në zonën e kontrollit të sigurisë së aeroportit, por nuk ndikuan në aktivitetin e fluturimeve.

Në aeroportin e Shtutgartit, sipas një deklarate nga kompania e menaxhimit të tij, aktiviteti i fluturimit nuk u prek pasi dy personat që bllokuan pistën e avionëve, u arrestuan menjëherë nga policia.

 

 

Mobilizime të ngjashme janë planifikuar edhe në vende të tjera

Last Generation ka përmendur disa vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut ku ka thënë se protesta të ngjashme janë planifikuar si pjesë e një fushate më të gjerë që i bën thirrje qeverisë gjermane të kërkojë një marrëveshje globale për t'i dhënë fund përdorimit të naftës, gazit dhe qymyrit deri në vitin 2030.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Fesser tha përmes një postimi në X se "veprimet kriminale" të protestuesve ishin "të rrezikshme dhe të pakuptimta". Sipas saj, ministria ka propozuar dënime të rrepta me burg për veprime të tilla dhe detyron aeroportet të bëjnë përmirësime në sigurinë e objekteve të tyre. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB