Bota

“Vdekje shqiptarëve”/ Vjen reagimi i parë pas protestës në Bujanoc

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rastin.

I.F
“Vdekje shqiptarëve”/ Vjen reagimi i parë pas
Grafiti me shkrimin "vdekje shqiptarëve"

BUJANOC- Shqiptarët në Serbi mbajtën një protestë në Bujanoc të hënën më 12 gusht për të drejtat e tyre. Një ditë pas protestës, shkrime ekstremiste ndaj shqiptarëve janë shfaqur në Bujanoc. Grafiti të ndryshme me fjalët “vdekje shqiptarëve” janë shkruar në instuticione të ndryshme.

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë rastin.

“Në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët kanë parë grafiti me fjalët "vdekje shqiptarëve". Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat,”- shkruan ai.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër diskriminimit dhe shtypjes që atyre po iu bëhet nga Beogradi.

Kërkesat e protestuesve përfshinin lirinë e tyre për të mësuar në gjuhën shqipe, të drejtën e tyre për të patur mjekë shqiptarë në spitale dhe të marrin kujdes shëndetësor pa u diskriminuar. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët në Luginën e Preshevës ngrejnë shqetësimet e tyre, pasi më herët janë ankuar për adresat e vendbanimeve shqiptare. Sipas të dhënave, 6000 adresa janë "zhdukur", duke tjetërsuar kështu numrin e vërtetë të popullsisë shqiptare në Bujanoc dhe Medvegjë. Rrjedhimisht qytetarëve u mohohet e drejta për dokumente; sigurim shëndetësor dhe e drejta për të votuar në zgjedhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB