
MIANMAR-Katër ditë nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që goditi Minamarin, ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar të mbijetuar në rrënoja. Tërmeti la pas rreth 1700 viktima dhe mijëra të plagosur.
Zyrtarët thonë se katër persona janë shpëtuar gati 60 orë pasi tërmetit të fuqishëm dhe një trup është gjetur nga një ndërtesë shkolle e shembur në rajonin Sagaing. Qindra njerëz mbeten të zhdukur, ndërsa përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit vijojnë si në Mianmar ashtu edhe në Tajlandën fqinje.
Ndërkohë një organizatë myslimane e Mianmarit deklaron se më shumë se 700 besimtarë u vranë kur tërmeti në kohën e namazit të së premtes gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit ka vendosur numrin e të vdekurve deri më tani në 17000.
Mediat e huaja shkruajnë se nuk është e qartë në këtë moment nëse 700 besimtarët, të raportuar të vdekur nga Rrjeti Mysliman i Revolucionit të Pranverës së Mianmarit, janë përfshirë në shifrat e qeverisë të dhëna nga zëdhënësi i qeverisë, gjeneralmajor Zaw Min Tun në televizionin shtetëror. Qeveria ka vlerësuar numrin e të plagosurve në 3,400 dhe tha se më shumë se 300 persona janë ende të zhdukur.
OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Mianmarit. Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
Tërmeti goditi mesditën e 28 marsit me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh. Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera. Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën. Tërmetet janë të rralla në Bangkok, por kryesisht të zakonshme në Myanmar./ZËRI