Bota

30 shqiptarë garojnë në zgjedhjet e tetorit në Zvicër

Gjatë takimit Kurti ka përgëzuar ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

E.K

ZVICËR- Në zgjedhjet kombëtare që do të mbahen më 22 tetor në Zvicër do të garojnë dhe 30 shqiptarë, nga thuajse të gjitha partitë politike. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministria e Kosovës pas vizitës së Albin Kurtit dhe takimit që ai pati me disa prej tyre.

“Ai i uroi të gjithë kandidatëve suksese në fushatën zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhje e 22 tetorit janë 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për vende në Këshillin Kombëtar. Ky është numri më i madh i kandidatëve shqiptarë në ndonjë palë zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit Kurti ka përgëzuar ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

Kurti ndër të tjera ka folur me ta edhe për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe diasporës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë./Zëri

Poll

MOS HUMB