Bota

15 të vrarë në tre sulme të njëkohshme të ISIS-it në pozicione ushtarake në Siri

Anëtarët e ISIS befasuan forcat e regjimit sirian dhe grupet që bashkëpunojnë me ta, në lindje të provincës së Homsit, si pasojë e së cilës u vranë të paktën 15 persona.

E.K
15 të vrarë në tre sulme të njëkohshme të ISIS-it
Pamje nga lufta

SIRI- Pesëmbëdhjetë luftëtarë pro-qeveritar u vranë sot në Siri, në sulmet e njëkohshme kundër tre pozicioneve ushtarake të nisura nga Shteti Islamik në shkretëtirën siriane, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Anëtarët e ISIS befasuan forcat e regjimit sirian dhe grupet që bashkëpunojnë me ta, në lindje të provincës së Homsit, si pasojë e së cilës u vranë të paktën 15 persona.

Mediat shtetërore siriane nuk kanë përmendur asnjë sulm deri më tani. Edhe pse grupi u mund në vitin 2019 në Siri, anëtarët e ISIS-it janë strehuar në shkretëtirë dhe prej andej kanë nisur sulme vdekjeprurëse, kryesisht duke synuar forcat pro-qeveritare dhe aleatët kurdë të Uashingtonit.

Sulmi i tyre i mëparshëm, më 19 prill, vrau 28 ushtarë sirianë në provincën Homs. Shumica e viktimave i përkisnin Brigadës Al-Quds, e cila përfshin gjithashtu luftëtarë palestinezë, sipas Observatorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB