Bota

Sulm terrorist në Rusi/ Shpërthime të fuqishme dhe shkëmbim zjarri me forcat speciale

Në një pjesë të qytetit të Karabulak, forcat speciale të FSB-së janë përfshirë në një përleshje me 'militantë' të paidentifikuar.

k.m.
Sulm terrorist në Rusi/ Shpërthime të fuqishme dhe shkëmbim
Pamje nga sulmi

MOSKË- Mediat ruse raportojnë futjen e regjimit të operacionit kundër terrorizmit në Ingushetia. Në një pjesë të qytetit të Karabulak, forcat speciale të FSB-së janë përfshirë në një përleshje me 'militantë' të paidentifikuar. Për momentin nuk dihen detaje të incidentit dhe ne jemi duke monitoruar situatën për përditësime.


Në disa kanale ruse në "Telegram" raportohet se forcat speciale ruse janë përfshirë në shkëmbim zjarri me disa "militantë të Shtetit Islamik", të cilët po planifikonin një sulm terrorist.

Por deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me atë që po ndodh brenda territorit rus. Ingushët, një grup kombësie autokton në Kaukaz, kryesisht banojnë në Ingusheti. Ata i referohen vetes si Ghalghai. Ingushët flasin gjuhën ingushe, e cila ka një shkallë shumë të lartë të kuptueshmërisë së ndërsjellë me fqinjët çeçen./ZËRI

Poll

MOS HUMB