Bota

Sondazhi para zgjedhjeve/ Popullariteti i Bidenit në nivele edhe më të ulëta

Sondazhi i kryer në fund të shkurtit nga Siena College, në emër të gazetës New York Times, tregoi se Biden është pas kandidatit - pothuajse të sigurt - Donald Trump me 43%.

k.m.
Sondazhi para zgjedhjeve/ Popullariteti i Bidenit në nivele edhe më
Joe Biden

SHBA- Gati një në dy amerikanë ka një opinion negativ për performancën e punës së Presidentit Joe Biden. Këtë e tregoi një sondazh i publikuar të shtunën. Një përqindje që arrin në 47% nuk e miraton punën e presidentit, përqindja më e lartë negative ndonjëherë gjatë presidencës së tij. Sondazhi i kryer në fund të shkurtit nga Siena College, në emër të gazetës New York Times, tregoi se Biden është pas kandidatit - pothuajse të sigurt - Donald Trump me 43%.

Por stafi i fushatës së Biden-it po përpiqet të ndryshojë narrativën rreth shqetësimeve të votuesve në lidhje me moshën e presidentit dhe mprehtësinë mendore të tij. Sondazhi zbuloi gjithashtu se vetëm një në katër votues (24%) besojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, një pyetje kyçe përpara zgjedhjeve kombëtare.

Nga të gjithë ata që thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, 63% thanë se do të votonin për Trump. Madje më shumë thonë se politikat e Bidenit i kanë lënduar personalisht sesa i kanë ndihmuar.

Pikat e errëta për demokratët siç u regjistrua në sondazh është se marrëdhënia tradicionalisht e mirë e demokratëve me gratë, votuesit afrikano-amerikanë dhe latinë ka filluar të dobësohet. Biden kryeson me 47% ndaj 41% të Trump, ndërsa katër vjet më parë ai kishte një epërsi prej 50 pikë përqindjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB