Bota

Mbreti i Norvegjisë përfundon në spital

Monarku 87-vjeçar ishte me pushime në Malajzi.

k.m.
Mbreti i Norvegjisë përfundon në spital
Harland V

OSLO- Mbreti i Norvegjisë, Harland V, i cili ishte dërguar me urgjencë në spital gjatë pushimeve të tij në Malajzi, tani iu nënshtrua një operacioni për të vendosur një stimulues kardiak.

"Procedura ishte e suksesshme,"- bëri me dije pallati, duke shtuar se mbreti është mirë, por ende ka nevojë për pushim. Monarku 87-vjeçar ishte me pushime private në Malajzi kur i ndodhi incidenti me shëndetin.

Ai ka qenë kreu i shtetit të Norvegjisë që nga viti 1991 dhe është monarku më i vjetër, i cili është ende gjallë në Evropë. Vitet e fundit ai kishte zhvilluar një sërë sëmundjesh, probleme me zemrën dhe frymëmarrjen. Disa ditë më parë pallati kishte hedhur poshtë spekulimet se ai mund të largohej, duke ndjekur shembullin e kushërirës së tij të dytë dhe ish-mbretëreshësh daneze, Margrethe II./ZËRI

Poll

MOS HUMB