Bota

Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur dhe disa të plagosur, autori në arrati

Një person ende i paidentifikuar sulmoi me thikë kalimtarët gjatë një festivali që mbahej në qendër të qytetit. Nga ngjarja po ashtu raportohet për disa të plagosur.

E.K
Sulm me thikë në një festival në Gjermani, 3 të vdekur
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJERMANI- Një sulmues vrau të paktën tre persona me thikë të premten në mbrëmje në festimet e 650 vjetorit të qytetit Solingen, Gjermani. Sipas policisë, tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Vrasësi ndodhet në arrati, tha një zëdhënëse e policisë pak pas mesnate në Dyseldorf. Policia foli për atentat dhe po e kërkon atentatorin me një operacion të zgjeruar. "Aktualisht nuk kemi të dhëna për vendndodhjen e tij”, tha një zëdhënës i policisë.

Nuk ka informacione të sakta për paraqitjen e vrasësit të dyshuar në arrati. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të landit Renani-Veriore-Vestfali tha, se ai arriti të shpëtojë nga rrëmuja dhe paniku që u përhap menjëherë pas krimit "Unë mendoj se ky është problemi ynë më i madh. Nuk kemi aq shumë informacione për autorin e krimitakoma”, shpjegoi Aleksandër Kresta, zëdhënës i policisë së Vupertalit.

Dëshmitarët që ndodheshin në afërsi të ngjarjes kanë qenë mjaft të tronditur. Megjithatë, hetuesit aktualisht janë të mendimit se bëhej fjalë për një vrasës të vetëm, tha Kresta. Të gjitha deklaratat e dëshmitarëve që policia ka mundur t'i regjistrojë deri më tani e kanë konfirmuar për këtë. Atentatori i goditi në qafë viktimat e tij në mënyrë të qëllimshme. Të gjithë personat kanë qenv vizitorë të festivalit.

Poll

MOS HUMB