Bota

“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz thërrasin për hakmarrje gjatë ceremonisë mortore të liderit të Hamasit

Turma e veshur me të zeza thërriste “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”.

I.F
“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz
Ceremonia mortore e Ismail Haniyeh

TEHERAN- Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, i cili u vra gjatë një sulmi në rezidencën e tij.

Ceremonia e përcjellë nga mijëra qytetarë iranianë është shoqëruar me thirrje kundër Izraelit dhe SHBA, teksa nuk kanë munguar as thirrjet për hakmarrje.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, recitoi lutjen për të vdekurit përpara arkivolit të Ismail Haniyeh dhe truprojës së tij, të cilat ishin të mbështjellë me flamurin palestinez. Lideri i lëvizjes islamike palestineze do të varroset nesër, të premten, në Katar ku jetonte prej disa vitesh dhe operonte nga aty.

Gjithashtu edhe në Universitetin e Teheranit, mijëra studentë u mblodhën duke mbajtur në duar fotografi të Haniyeh dhe njerëzve qytetarëve palestinez të vrarë në Gaza. Turma e veshur me të zeza thërriste “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Amerikës”.

“Vdekje Izraelit, vdekje Amerikës”, mijëra njerëz
Studentët e Universitetit të Teheranit

Presidenti iranian Massoud Pezheskian si dhe kreu i Gardës Revolucionare, ushtria ideologjike e vendit, Hossein Salami, gjithashtu morën pjesë në ceremoni.

Vrasja e kreut të Hamasit ka tensionuar gjendjen në Lindjen e Mesme, ndërsa përflitet për përshkallëzim të luftës. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB