Bota

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, së paku 15 të vdekur dhe 78 të plagosur

Së paku 15 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga lëkundjet e tokës në Hamas

D.XH
Tërmet i fuqishëm në Afganistan, së paku 15 të vdekur
Pamje nga tërmeti në Afganistan

AFGANISTAN – Një tërmet i fuqishëm në Afganistan, me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Righter, ka shkaktuar së paku 15 të vdekur dhe dhjetëra persona të plagosur. Një banor tregon tmerrin, kur ndodhën lëkundjet.

"Ishim në zyrat tona dhe papritmas ndërtesa filloi të dridhej. Suvatë e mureve filluan të bien dhe muret u plasaritën, disa mure dhe pjesë të ndërtesës u shembën", tha një banor i Heratit për agjencinë e lajmeve AFP.

"Unë nuk jam në gjendje të kontaktoj familjen time, interneti është shkëputur. Jam shumë i shqetësuar dhe i frikësuar, ishte e tmerrshme", shtoi ai.

Më shumë se 78 persona të lënduar nga tërmeti po trajtohen në spitalin kryesor të qytetit. "Situata ishte shumë e tmerrshme, unë kurrë nuk kam përjetuar një gjë të tillë," tha për AFP, studenti Idrees Arsala.

Herati ndodhet 120 km në lindje të kufirit me Iranin dhe konsiderohet si kryeqyteti kulturor i Afganistanit. Në provincë jetojnë rreth 1.9 milionë njerëz.

Vendi goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane. Në qershor të vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 i cili vrau më shumë se 1000 njerëz dhe la mijëra të pastrehë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB