Bota

Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për COVID-19 dhe vaksinat!

Sipas tij teksa Covid-19 kishte pushtuar botën, administrata Biden telefononte punonjësit e tij dhe i’u “bërtiste dhe i mallkonte” për të hequr postimet me përmbajtjen e Covid dhe kundër vaksinave.

F.I
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për COVID-19 dhe vaksinat!
Joe Biden dhe Mark Zuckerberg

SHBA-Mark Zuckerberg në një deklaratë të shënë së fundmi u shpreh se presidenti i SHBA Joe Biden ka kërkuar që kompania Meta hiqte postimet për Covid-19 në Facebook dhe Instagram. Ai ishte i ftuar në podkastin e Joe Rogan për vendimin e fundit të heqjes së kontrollit të fakteve në platformat gjigande të rrjeteve sociale që menaxhon, raportojnë mediat e huaja.

Sipas tij teksa Covid-19 kishte pushtuar botën, administrata Biden telefononte punonjësit e tij dhe i’u “bërtiste dhe i mallkonte” për të hequr postimet me përmbajtjen e Covid dhe kundër vaksinave.

Zuckerberg tha se kundërshtimi i këtyre kërkesave të administratës Biden, bëri që shteti amerikan të marrë hak kundër kompanisë së tij. Zuckerberg thotë se pati një konferencë për shtyp nga administrata Biden ku u tha se rrjeti social po vriste njerëz. Zuckerberg tha se qeveria amerikane nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur industrinë e saj të teknologjisë, duke lënë shumë pushtet në duart e rregullatorëve jashtë vendit. Ai tha se Bashkimi Evropian ka gjobitur kompanitë e teknologjisë më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë 20 viteve të fundit.

Deklaratat vijnë disa ditë pasi 'Met'a tha se nuk do të mbështetej tek palët e treta për të kontrolluar faktet e publikuara në aplikacionet e saj të përdorura gjerësisht dhe në vend të kësaj do t’u drejtohej shënimeve të komunitetit, duke i lejuar përdoruesit të shtojnë komente në lidhje me vërtetësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB