
SHBA- Zjarret e Kalifornisë Jugore kanë djegur mijëra shtëpi dhe kanë detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre pasi flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi në pjesë të mëdha të zonës së Los Anxhelosit. Midis më shumë se 80,000 njerëzve të zhvendosur ishin disa të famshëm, shumë prej të cilëve kishin jetuar në këtë zonë për dekada me radhë. Jeff Bridges, Anthony Hopkins, Paris Hilton dhe Billy Crystal, humbën shtëpitë e tyre nga zjarri. Ndërsa shumë të tjerë, duke përfshirë John Legend, Chrissy Teigen, Maddie Moore dhe Mark Hamill, u detyruan të evakuuan nga shtëpitë e tyre.
KËTO JANË YJET QË HUMBËN BANESAT E TYRE:
Jeff Bridges
Shtëpia në Malibu që Jeff Bridges ndante me familjen e tij u shkatërrua.
Anthony Hopkins
Aktori legjendar Anthony Hopkins, i cili mbushi 87 vjeç pak ditë më parë, humbi shtëpinë e tij në Palisades, ku u transferua në vitin 2021. Zhvendosja erdhi disa vite pasi shtëpia e tij në Malibu mezi i shpëtoi zjarrit në 2018, ndërsa shtëpia e tij në Londër u shkatërrua gjithashtu nga zjarri në 2000.
Billy Crystal
Billy Crystal konfirmoi se ai dhe familja e tij kishin humbur shtëpinë e tyre në një deklaratë të ndarë me PEOPLE:
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë madhësinë e shkatërrimit që po shohim dhe po përjetojmë. Ndihemi të pikëlluar për miqtë dhe fqinjët tanë që humbën gjithashtu shtëpitë dhe bizneset e tyre në këtë tragjedi. Unë dhe Xhenisi kemi jetuar në këtë shtëpi që nga viti 1979. Këtu kemi rritur fëmijët dhe nipërit tanë. Çdo cep i shtëpisë sonë ishte i mbushur me dashuri. Kujtime të bukura që nuk shuhen dot. Sigurisht që jemi të shkatërruar, por me dashurinë e fëmijëve dhe miqve tanë do ta kalojmë. Ne lutemi për sigurinë e zjarrfikësve dhe reaguesve të parë."
Paris Hilton
View this post on Instagram
Paris Hilton postoi një video në Instagram të pamjeve të ABC News që tregonin ambientet e djegura të shtëpisë së saj në plazh në Malibu dhe kujtoi momentet e lumtura që ajo dhe familja e saj kishin atje. Por po ashtu, Hilton e cila humbi shtëpinë e saj nga zjarret shkatërruese, krijoi një fond mbështetës për viktimat e zjarrit përmes organizatës së saj jofitimprurëse, duke dhuruar vetë 100,000 dollarë. Lëvizjen e saj ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje atyre që mund të dhurojnë të mbështesin financiarisht të prekurit.
Mel Gibson
Mel Gibson zbuloi se shtëpia e tij u shkatërrua nga zjarret në Los Angeles, ndërsa ai ishte i ftuar në podcast-in e Joe Rogan.
“Është disi shkatërruese, është emocionale. Jam i liruar nga barra e kujtimeve të mia, sepse gjithçka është bërë hi,”- tha aktori për Elizabeth Vargas.
John C. Reilly
Shtëpia e aktorit John S. Reilly është shkatërruar nga zjarri, siç konfirmohet edhe nga fotot.
John Goodman
Shtëpia e John Goodman në Pacific Palisades u shkatërrua nga zjarri
Miles Teller dhe Kelly Teller
Miles Teller dhe gruaja e tij, Kelly Teller, humbën shtëpinë prej 7.5 milionë dollarësh në Pacific Palisades, të cilën e blenë në vitin 2023.
View this post on Instagram
John Legend dhe Chrissy Teigen
Chrissy Teigen ka zbuluar se ishte duke u bërë gati që të evakuuohej nga zona bashkë me të shoqin, këngëtarin John Legend. Ajo ndau një foto në Instagram ku tregonte se kishte bërë një çantë gati.
"Surreale, jam shumë e frikësuar".
Mandy Moore
View this post on Instagram
Mandy Moore ishte gjithashtu ndër ata që u detyruan të evakuonin zonën me familjen e saj. Të enjten, më 8 janar, Moore tregoi se ajo dhe burri i saj Taylor Goldsmith ishin kthyer në shtëpinë e tyre dhe zbuluan se ndërsa kishin humbur garazhin dhe studion e burrit të saj, por shumica e shtëpisë ishte ende në këmbë, edhe pse nuk është e banueshme.
Mark Hamill
View this post on Instagram
Mark Hamill tregoi për ndjekësit e tij në Instagram, duke zbuluar se ai kishte evakuuar Malibu me gruan dhe qenin e tyre.
Adam Brody dhe Leighton Meester
Adam Brody dhe gruaja e tij aktorja Leighton Meester janë ndër personazhet e famshëm të prekur nga zjarret në Los Anxhelos. Videoja e publikuar nga DailyMail tregoi shtëpinë e tyre të përfshirë nga flakët.
Tina Knowles
Nëna e Beyoncé, Tina Knowles, ka njoftuar përmes Instagramit se shtëpia e saj tashmë i përket së shkuarës.
View this post on Instagram
“Ishte vendi im i preferuar, streha ime, vendi im i shenjtë. Tani ka ikur!!! Zoti i bekoftë të gjithë guximtarët dhe trimat e zjarrfikësve që rrezikuan jetën. Faleminderit për përkushtimin dhe guximin tuaj dhe që keni shpëtuar kaq shumë jetë. Mund të kishim pasoja edhe më të mëdha."
James Wood
James Woods dërgoi një mesazh mirënjohjeje teksa zbuloi se ishte gjithashtu i detyruar të linte shtëpinë e tij.
“Për të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që na kanë kontaktuar, faleminderit për shqetësimin tuaj. Thjesht dua t'ju bëj të ditur se ne mundëm të evakuoheshim nga shtëpia me sukses. Nuk e di tani nëse shtëpia jonë është ende në këmbë, por për fat të keq shtëpitë në rrugën tonë të vogël nuk ekzistojnë më.”
Të nesërmen zbuloi se kishte marrë vesh se edhe banesa e tij ishte shkrumbuar.
Milo Ventimiglia
Ylli i "This Is Us", Milo Ventimiglia u kthye në shtëpinë e tij të djegur dhe e cilësoi quajti përvojën e tij si "të rëndë". Aktori tha se ai dhe gruaja e tij, e cila është shtatzënë në muajin e nëntë, panë zjarrin duke shkatërruar shtëpinë e tyre nga kamerat e sigurisë.
"Ne do t'ia dalim! Gruaja dhe fëmija im janë gjërat më të rëndësishme,"-u shpreh ai.
Austin Russell
Nga zjarret u shkrumbua edhe shtëpia më e shtrenjtë në Los Anxhelos, e cila kushtonte 125 milionë dollarë. Shtëpia me 18 dhoma gjumi, ishte në pronësi të shefit 29-vjeçar të Luminar Technologies, Austin Russell dhe mund të merrej me qera për vlerën 450,000 dollarë në muaj.
Ç'dimë deri më tani për zjarret në Kaliforni?
Zjarret, ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që kanë goditur ndonjëherë Kaliforninë, kanë djegur më shumë se 12000 ndërtesa, ndërsa 11 persona kanë humbur jetën. Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, u tha gazetarëve se numri i saktë i viktimave nuk mund të përcaktohej derisa ekipet që po kërkonin zonat e shkatërruara të ishin të sigurta për numrin e viktimave.
Për ta bërë situatën edhe më keq, një tërmet me magnitudë 3.7 goditi Kaliforninë ditën e djeshme. Tërmeti është regjistruar në zonën e San Franciskos, me epiqendër 8 kilometra në jugperëndim të urës Golden Gate. Ky zjarr konsiderohet si një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë Los Anxhelosin dhe zjarrfikësit kanë luftuar të paktën 5 vatra të veçanta në ditët e fundit, ndërsa dy më të mëdhenjtë, në qarqet Eaton dhe Palisades, janë plotësisht jashtë kontrollit. Mungesa e ujit në të gjithë Los Anxhelosin e ndërlikon më tej situatën.
Por autoritetet ende nuk caktojnë dot shkakun e flakëve. Shkencëtarët vlerësuan se zjarret e shkaktuara nga erërat e forta erdhën në një kohë veçanërisht problematike për Kaliforninë Jugore, sepse nuk kishte pasur reshje të konsiderueshme në muajt e fundit. Hetimet për shkaqet vijojnë, ndërsa meteorologët bëjnë të ditur se kushtet e pafavorshme për përhapjen e zjarrit do të zgjasin deri në fund të javës.
Por një ngjarje e tillë duhet të ketë gjithmonë një fajtor. E mesa duket, sipas qytetarëve bëhet fjalë për kryetaren e Los Angeles-it, Karen Bass. Bass nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zjarret. Po ashtu, qytetarët e kanë kritikuar sepse ishte jashtë vendit dhe u kthye nga Gana vetëm të mërkurën. Për më tepër që ishte pikërisht ajo që u përpoq të shkurtonte buxhetin e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit me rreth 23 milionë dollarë në vitin 2024, por në fund u desh të kënaqej me një shkurtim prej 17.6 milionë dollarësh. Ndryshe nga Bass, Biden anuloi gjithashtu udhëtimin e tij në Itali për shkak të zjarreve. Sipas një vlerësimi nga kompania amerikane e shërbimeve financiare shumëkombëshe 'JP Morgan', humbjet ekonomike nga zjarret me gjasë janë dyfishuar vetëm në 24 orët e fundit dhe tani janë afër 50 miliardë dollarë. Ndërsa sipas vlerësimeve të faqes së internetit Accuweather, dëmet dhe humbjet ekonomike kalojnë aktualisht shumën prej 135 deri në 150 miliardë dollarë./ZËRI