Bota

Gjithë bota sytë nga Shtëpia e Bardhë, gati për Trump 2.0

Trump ka ftuar në ceremoni presidentin e Kinës, Xi Jinping; kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe mikun e tij të ngushtë, presidentin e Argjentinës, Javier Millay. 

k.m.
Gjithë bota sytë nga Shtëpia e Bardhë, gati për Trump
Foto ilustruese

SHBA- Më 20 janar, Trump do të betohet për herë të dytë si president i Shteteve të Bashkuara para miqve, fansave, mbështetësve. Duke qenë se shumica dërrmuese e krijimit të industrisë së argëtimit kishte mbajtur një qëndrim të qartë në favor të Kamala Harris, presidenti 78-vjeçar nuk duket se ka shumë opsione në dispozicionin. Për më tepër që ekziston edhe precedenti i keq i vitit 2017, kur Elton John, Celine Dion, grupi Kiss dhe këngëtari i country Garth kishin refuzuar ftesën për të marrë pjesë në festën presidenciale. Duke qenë se të lartpërmendurit i thanë "jo" Trumpit, u desh që këngëtarja tashmë 24-vjeçare Jackie Evanko të këndonte himnin kombëtar të SHBA-së.

Por pavarësisht se nuk do të ketë në anën e tij personazhë të botës së argëtimit, nuk do të mungojnë politikanë. Trump ka ftuar në ceremoni presidentin e Kinës, Xi Jinping; kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe mikun e tij të ngushtë, presidentin e Argjentinës, Javier Millay. 

Në çdo rast, dhe pavarësisht nga teprica apo mungesa e shkëlqimit të ceremonisë së inaugurimit, e cila këtë herë përkon në kalendar me Ditën Përkujtimore të Martin Luther King Jr. (zhvillohet çdo vit të hënën e tretë të janarit), Trump do të ketë nga krah mbështetësit e tij më fanatikë dhe më besnikë, gruan, fëmijët, nuset e djemve dhe nipërit e mbesat. Pra, ata që do të jenë figura publike. 

Të mos harrojmë se në administratën e tij të parë, dy nga këshilltarët e tij konfidencialë në Shtëpinë e Bardhë ishin vajza e tij Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, të cilët kësaj here kanë vendosur që të jenë distantë me Shtëpinë e Bardhë. Njëjtë si gjatë fushatës elektorale. Por babai i Jared Kushner, 70-vjeçari Charles, vendosi të bashkohet me panteonin e jo vetëm mbështetësve, por edhe bashkëpunëtorëve të Donald Trump. Kushner Sr. është dërguar si ambasador amerikan në Francë. Trump gjithashtu u kujdes për ndihmësin e tij tjetër dhe mbështetësin e vendosur të fushatës së tij të dytë, Mashad Boulos. Biznesmeni libanez greko-ortodoks 53-vjeçar po merr një rol kritik në administratën e re amerikane, atë të këshilltarit special të presidentit për çështjet e Lindjes së Mesme.

Familjet Trump dhe Boulos u lidhën zyrtarisht në nëntor 2022, kur Tiffany Trump, vajza e presidentit nga martesa e tij e dytë me Marla Maples u martua me djalin e Mashad Boulos, Michael, në Mar-A- Lago, Florida. Tiffany  mori pjesë aktive në fushatën elektorale të babait të saj, edhe pse shtatzanë.

Por "qerren" më të rëndë do e tërheqin dy djemtë e mëdhenj, Donald Jr. dhe Eric Trump, dy djemtë e tij nga martesa me të ndjerën Ivana Trump, të cilët janë edhe nënkryetarët ekzekutivë të Organizatës Trump. Eric, 40 vjeç, ndoqi të atin kudo gjatë fushatës, i shoqëruar nga gruaja e tij, Lara. Nga ana tjetër, më i matur në fjalimet e tij publike – të paktën tani – por edhe më me ndikim për të atin është Don Jr. Nëse semiotika vlen, Donald Junior ishte kudo në krah të të atit, ndaj shumë e shohin atë si njeriun që lëviz fijet dhe harton strategjinë e re politike të SHBA-së.

Por, ndërsa djemtë dhe vajzat më të mëdha të presidentit të 47-të tentojnë të monopolizojnë vëmendjen, ylli i ri i familjes Trump është padyshim 18-vjeçari Barron. Ai mund të ketë spikatur fillimisht falë gjatësisë së tij (2.06 metra), por studenti i vitit të parë në NYU Stern School of Business në Nju Jork thuhet se ishte ai që bëri vëzhgimet më kritike që sollën babain në pushtet. Barron ua dërgoi intervistat e Donald Trump personazheve të njohur në rrjetet sociale dhe arriti që ta bënte më të njohur dhe më të afërt me brezin e tij.

Për më tepër ka edhe një avantazh më të madh se 4 vëllezërit dhe motrat e tij; ngjashmërinë e frikshme me presidentin e 47-të të SHBA-ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB