Bota

Tubimi i AfD, mijëra njerëz protestojnë kundër në Gjermani

Situata u tensionua nga protestuesit, pasi përdorën mjete piroteknike dhe u përpoqen të thyejnë barrikadat e Policisë.

I.F
Tubimi i AfD, mijëra njerëz protestojnë kundër në
Pamje nga protesta

BERLIN- Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) mbajti sot një tubim në Arenën e Rigës, por mijëra demostrues u mblodhën para Arenës në shenjë proteste ndaj takimit. Situata u tensionua nga protestuesit, pasi përdorën mjete piroteknike dhe u përpoqen të thyejnë barrikadat e Policisë.

Më shumë se 5000 demonstrues mbërritën në qytet për të penguar mbajtjen e tubimit të AfD-së, e cila mblodhi rreth 600 delegatë, raporton gazeta gjermane “Bild”. Sipas informacioneve të fundit, mbledhja filloi me më shumë se dy orë vonesë. Demonstruesit, kryesisht nga qytete të tjera, bllokuan rrugët hyrëse në Arenë.

Tubimi i AfD, mijëra njerëz protestojnë kundër në
Pamje nga protesta
Tubimi i AfD, mijëra njerëz protestojnë kundër në
Pamje nga protesta

Policia vendosi masa sigurie, duke përfshirë bombula uji dhe një helikopter, ndërsa protestuesit u përpoqën të thyenin barrierat dhe hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve. Pati incidente në të cilat një polic mbeti i plagosur, si dhe u dëmtuan edhe makinat e policisë, duke përfshirë disa autoambulanca. Në protestë u mblodhën më shumë se 12 mijë njerëz, kundër këtij takimi, ndërsa 10 mijë të tjerë ndoqën tubimin e AfD. /ZËRI

Poll

MOS HUMB