![Kërcënoi Albin Kurtin në rrjetet sociale, arrestohet i riu nga](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1733077963xalbin-kurtijpg-542.jpg)
PRISHTINË- Autoritetet e Kosovës bëjnë të ditur se kanë arrestuar një person, i cili ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti. Sipas autoriteteve vendase, i akuzuari ishte pjesë e një grupi të quajtue “Brigada Sever” dhe kërcënonte kreun e qeverisë në rrjetet sociale. Mësohet se në pranga ka rënë një djal rreth 20 vjeç, i cili ka lindur në vitin 2004 me inicialet M.R nga Zveçan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”
Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Arrestimin e M.R. e ka bërë të ditur edhe Veton Elshani, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka thënë se “arrestimi është kryer për rast kanosje për interesa të krimeve të rënda në Prishtinë”. /ZËRI