Bota

Zëdhënësi i DASH paralajmëron sanksionimin e 7 zyrtarëve të tjerë nga Republika Srpska

Lajmin, Miller e bëri me dije në një njoftim në Twitter.

k.m.
Zëdhënësi i DASH paralajmëron sanksionimin e 7
Matthew Miller

SHBA- Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka lajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sanksionojnë edhe shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republika Srpska, Millorad Dodik. Lajmin, Miller e bëri me dije në një njoftim në Twitter. Në postim, ai tha se do të sanksionohet gjithashtu edhe një politikan i Bosnje-Hercegovinës. Por ende nuk e ka zbuluar emrin. 

“SHBA po sanksionon shtatë individë dhe entitete për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republika Srpska Dodik. Ne po sanksionojmë gjithashtu një politikan të Bosnje-Hercegovinës, i cili shërben si lehtësuesi kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodik”, shprehet ai.

Zëdhënësi i DASH paralajmëron sanksionimin e 7

arrëdhënia mes liderit të minoritetit serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik dhe SHBA ka arritur në një nga momentet më të tensionuara në histori, teksa SHBA e ka shpallur “non-grata”, 2 vite më parë, më 5 janar. Gjithçka nisi kur udhëheqësi serb i Bosnjë dhe Herzegovinës, Milorad Dodik, kërcënoi se Republika Srpska do tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerek shekullit të kaluar, dhe do të rindërtone një forcë ushtarake serbe për të arritur autonomi të plotë brenda vendit, në kundërshtim me marrëveshjet e paqes të 1995. Më 12 tetor, Dodik tha se gjyqësori, siguria dhe agjencitë e inteligjencës boshnjake do të ndalohen të veprojnë në Republika Srpska. Po ashtu, kompanitë në pronësi të familjes Dodik u sanksionuan në tetor 2023. Përveç Dodikut, nën sanksione janë edhe fëmijët e tij Gorica dhe Igor./ZËRI

Poll

MOS HUMB