Bota

Verdikti ndaj ish krerëve të UÇK-së, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Lidhur me vendimin e Hagës, presidentja e KE-së deklaroi se vendimi duhet të respektohet, duke theksuar se është marrë nga një institucion i pavarur. 

zh.ll
Verdikti ndaj ish krerëve të UÇK-së, Von der Leyen nga
Ursula von der Leyen

KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po zhvillon këtë të enjte vizitën në Kosovë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Teksa foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, duke theksuar mbështetjen europiane, von der leyen u ndal edhe tek aktgjykimi daj ish-krerëve të UÇK-së.

Lidhur me vendimin e Hagës, presidentja e KE-së deklaroi se vendimi duhet të respektohet, duke theksuar se është marrë nga një institucion i pavarur. 

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme. E çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, tha Von der Leyen.

Në vijim, von der Leyen shtoi se pavarësisht këtin vendimi, asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Ajo theksoi dhe bëri ndarjen mes mes përgjegjësisë individuale të personave të gjykuar dhe historisë së luftës në Kosovë.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Viti 1999 është i skalitur në memorien tuaj kolektive...Një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësi individuale të personave të pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim dhe duhet ta respektojmë kujtesën për të gjitha viktimat, nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, deklaroi Ursula von der Leyen.

Vizita e Presidentes së KE-së në Kosovë, vjen një ditë pas vizitës në Shqipëri ku zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB