Bota

VD- Brigitte ende e mërzitur me Macron! Nuk ia pranon ndihmën as për të zbritur shkallët e avionit

Emmanuel Macron mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, një vend që nuk e kishte vizituar që nga viti 2008.

k.m.
VD- Brigitte ende e mërzitur me Macron! Nuk ia pranon ndihmën as
Emmanuel dhe Brigitte Macron

BRITANI E MADHE- Presidenti francez Emmanuel Macron u injorua sërish sot nga bashkëshortja e tij, Brigitte. Macron mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, një vend që nuk e kishte vizituar që nga viti 2008. Por vizita filloi me një dramë familjare, pasi teksa zbriste zonja e parë e Francës nuk pranoi që t'ja jepte dorën bashkëshortit të saj. Kështu, i zbriti shkallët e avionit e vetme, një veprim që nuk u la pa u vënë re nga mediat e huaja që filmuan çdo pjesë të momentit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Megjithatë, Macron duket se tentoi që ta kalonte lehtësisht momentin e sikletshëm duke vijuar me takimet e personave që kishin dalë për t'i pritur për vizitën e tyre shtetërore tre-ditore. Udhëheqësi i shtetit francez u prit nga Princi dhe Princesha e Uellsit. 

Disa minuta më vonë, çifti Macron u pa në një makinë duke pritur të largohej nga aeroporti dhe marrëdhëniet dukeshin të acaruara. Teksa Macron tentonte që t'i fliste, Brigitte dukej se ishte më e interesuar në telefonin e saj.

VD- Brigitte ende e mërzitur me Macron! Nuk ia pranon ndihmën as
Emmanuel dhe Brigitte Macron

Ngjarja vjen pas shuplakës që zonja Macron i dha presidentit francez teksa po zbrisnin nga aeroplani i tyre në Vietnam./ZËRI 

Poll

MOS HUMB