Bota

Trump telefonon Aleksandër Vuçiç, presidenti serb i pari lider i Ballkanit që kontakton me presidentin e ri të SHBA

Presidenti i Serbisë po bisedon me liderin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

k.m.
Trump telefonon Aleksandër Vuçiç, presidenti serb i pari
Donald Trump dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është bërë lideri i parë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që ka zhvilluar nj bisedë telefonike me Donald Trump. Lajmi është bërë me dije nga mediat serbe, ndërsa vetë Vuçiç ka zbuluar detajet e telefonatës me një video që ka publikuar në rrjetet e tij sociale. 

"I jam mirënjohës Presidentit Trump që dinte shumë gjëra për Serbinë. Nuk do ta besoni, madje ai foli edhe për sukseset sportive të kombit tonë, të vendit tonë. Shfrytëzova rastin për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Shpreha dëshirën që ai të vizitojë Serbinë sepse Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e Presidentit Trump ishte më e larta në të gjithë Evropën. Dhe presidenti Trump falënderoi për mbështetjen e madhe që mori nga qytetarët e Serbisë, nga populli serb dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të mund të diskutojmë për përmirësimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat,"-tha presidenti serb.

Kjo është biseda e parë mes dy liderëve pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Por edhe e para e Trump me një politikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mesa duket në telefonatën mes tyre nuk është diskutuar për projektin e investimeve që ka dhëndri i presidentit të zgjedhur, Jared Kushner në Serbi dhe në Shqipëri. 

Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së pas zgjedhjeve të 5 nëntorit. Kandidati republikan dhe ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili u mund nga Joe Biden në 2020, fitoi 312 nga gjithsej 538 vota elektorale për të cilat ai u përball me Kamala Harris, nënpresidenten amerikane dhe kandidate e Partisë Demokratike./ZËRI

Poll

MOS HUMB