Bota

Trump me një KËRCËNIM TË FORTË: Jam shumë i zemëruar me Putinin, do ketë tarifa nëse…

Që kur u bë sërish president i SHBA-së, Donald Trump ka pasur vazhdimisht dialog me përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës dhe duke gjykuar nga mënyra se si ai flet për këto komunikime, është krijuar ideja se ai ka një marrëdhënie të mirë me Putin.

k.m.
Trump me një KËRCËNIM TË FORTË: Jam shumë i
Donald Trump dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ishte "shumë i mërzitur" dhe "i zemëruar" me homologun e tij rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës dhe kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja për naftën ruse. Që kur u bë sërish president i SHBA-së, Donald Trump ka pasur vazhdimisht dialog me përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës dhe duke gjykuar nga mënyra se si ai flet për këto komunikime, është krijuar ideja se ai ka një marrëdhënie të mirë me Putin. Por duket se nuk është kështu!

Megjithatë, Trump tha në një telefonatë me "NBC News", se ai kohët e fundit ishte "shumë i zemëruar" me Putinin.

"Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë, dhe besoj se është faji i Rusisë, dhe unë do të vendos tarifa dytësore për të gjithë naftën që del nga Rusia,"- tha Trump në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC. Trump shtoi se komentet e fundit të presidentit rus që bën thirrje për krijimin e një qeverie teknike në Ukrainë janë të panevojshme.

"Do të ketë një tarifë 25 për qind për të gjithë naftën që del nga Rusia,”-tha ai. Trump tha se Putini e di se ai është i zemëruar, por shtoi se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe se zemërimi mund t'i kalojë shumë shpejt nëse homologu bën gjënë e duhur.

Ai gjithashtu zbuloi se planifikon të flasë me presidentin rus sërish këtë javë./ZËRI

Poll

MOS HUMB