
TURQI- "Gjithçka do të jetë mirë,"-kjo ishte thirrja që u bë në protestën e thirrur nga kreu i degës së Stambollit të partisë më të madhe opozitare të Turqisë, CHP, Ozgur Celik. Të gjithë pjesëmarrësit bënë thirrje për lirimin e liderit të opozitës, Ekrem Imamoglu. Pikërisht kjo thënie që ka përdorur turma sot ka qenë një "markë" e Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit.
Po ashtu, turma ushëtoi edhe fjalinë: President Imamoglu!

Në skenë dhe në tubim mori pjesë edhe familja e Imamoglu– gruaja, djemtë, prindërit dhe motra. Nënë Hava e vlerësoi djalin e saj Ekremin si një njeri punëtor që i shërben popullit.
MOMENTI ME VIDEO:
"Në tubim ka rreth dy milionë njerëz,"- tha kreu i CHP Ozgur Ozel. Megjithatë, sipas mediave të huaja, në shesh ka gjasa të jenë mbledhur jo më shumë se 500 mijë njerëz. Por e veçanta është që edhe vetë Imamoglu ishte mes turmës; partia e tij transmetoi një fjalim të krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, teksti i të cilës u shkrua nga Imamoglu në burg.
"Mund të na fusin në burg, të na çojnë në gjyq sa të duan. Populli ka treguar se i shkatërron të gjitha komplotet. Populli ka treguar se janë ata që e zotërojnë shtetin."

Ndërkohë që sipas Ministrisë së Brendshme turke, rreth 1,900 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i protestave, duke përfshirë disa gazetarë. Gjithsej, 260 persona u arrestuan.
Mbështetja në rënie për Erdoganin
Teksa Turqia proteston, mbështetja për presidentin Erdogan po dobësohet. Sipas sondazhit të fundit, shumica në vend mbështet protestat në mbështetje të Imamoglut, të cilat tashmë janë kthyer në protesta kundër vetë Erdoganit.
"Ai është përgjegjës për situatën e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në vend,"- thotë kryebashkiaku i Ankarasë dhe politikani i CHP Mansur Yavas. Sipas tij, ekonomia nuk mund të rritet në një vend pa një sistem drejtësie funksionale, duke kërkuar lirimin e pakushtëzuar të Imamoglu nga burgu i Silivrit.
"Silivri duhet të mbyllet. Është bërë simbol i shtypjes së paligjshme të lirive në këtë vend. Dhe në vend që të krenohemi me ato burgje, tani duhet të jemi krenarë për mbylljen e tyre,"- ka shtuar Yavas.
-
Protestat në Turqi godasin rëndë ekonominë
30 Mars, 14:46
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua kur CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI