WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se gjatë bisedimeve të zhvilluara me Iranin, Teherani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore.
Trump pretendon se ishte arritur një marrëveshje me Teheranin për 15 pika, duke përfshirë armët bërthamore.
SHBA kërkon një sërë angazhimesh nga Irani, duke përfshirë: Pezullim pesëvjeçar të programit të raketave balistike; Zero pasurim me uranium; Çmontimin e objekteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow; Mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare të teknologjisë bërthamore; Marrëveshje për kontrollin e armëve në rajon me vendet fqinje; Ndalim të financimit të grupeve si Hezbollahu, Huthit dhe Hamasi.
Nga ana tjetër edhe Irani ka dalë me disa kushte kryesore për të arritur fundin e konfliktit, konkretisht: garanci për të parandaluar konflikte të ardhshme, mbylljen e bazave ushtarake amerikane në rajon, kompensimin për dëmet, fundin e luftërave në fronte të shumta, një kuadër të ri ligjor që rregullon Ngushticën e Hormuzit dhe veprime ligjore kundër figurave mediatike që i konsideron armiqësore.
Teherani pretendon se vendimi i Trump për të shtyrë sulmet ndaj termocentraleve iraniane erdhi pasi Irani paralajmëroi se do të synonte të gjithë infrastrukturën energjetike në të gjithë Azinë Perëndimore në shenjë hakmarrjeje./ZËRI