
GJERMANI-Një makinë ka hyrë mes turmës së qytetarëve në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg, në jug të Gjermanisë. Numri i të vdekurve nga masakra në Magdeburg ende nuk dihet. Pamjet e rënda në rrjetet sociale tregojnë një makinë duke u future me shpejtësi drejt turmës, ndërsa njerëzit vrapojnë në panik.
Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi në orën 19:04. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga autoritetet, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për eksploziv të mundshëm. Autori i sulmit është nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç. Nga sa kuptohet deri tani ai ka marrë me qira automjetin për ta përdorur për sulmin.
Në përgjigje të incidentit, qyteti i Halle, rreth 80 kilometra larg, ka rritur masat e sigurisë në tregjet e tij të Krishtlindjeve dhe spitalet lokale po përgatiten për të pritur të plagosurit. Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë në Halle, ka konfirmuar gatishmërinë për të menaxhuar situatën./ZËRI