
SHBA-SHBA ka njoftuar se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik (IS) Abu Jusif në Siri. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) thanë se kryen një sulm ajror në lindje të vendit, i cili synonte Yousif.
Ata thanë se zona ishte e kontrolluar më parë nga regjimi sirian dhe forcat ruse përpara rënies së fundit të Bashar al Assad. Një tjetër operativ i ISI-t u vra gjithashtu në sulm, sipas zyrtarëve amerikanë.
CENTCOM Forces Kill ISIS Leader During Precision Strike in Syria
— U.S. Central Command (@CENTCOM) December 20, 2024
On Dec. 19, U.S. Central Command Forces conducted a precision airstrike targeting ISIS leader Abu Yusif aka Mahmud in the Dayr az Zawr Province, Syria resulting in two ISIS operatives killed, including Abu… pic.twitter.com/g3nO68Ye1T
Komandanti i Centcom, gjenerali Michael Eric Kurila tha: “Siç është theksuar më parë, Shtetet e Bashkuara, duke punuar me aleatët dhe partnerët në rajon, nuk do të lejojnë që Shteti Islamik të përfitojë nga situata aktuale në Siri dhe të rigrupohet.”
Të njëjtat burime bënë të ditur se sulmi u krye në një zonë që, para rënies së regjimit të Bashar al-Asad, kontrollohej nga regjimi sirian dhe forcat ruse./ZËRI