
ITALI-Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini u lirua të premten nga akuzat për rrëmbim lidhur me vendimin e tij në vitin 2019, për të bllokuar një anije shpëtimi emigrantësh që transportonte më shumë se 140 njerëz që të dilte në brigjet italiane, shkruajnë mediat e huaja.
Salvini, i cili në atë kohë shërbente si ministër i brendshëm i Italisë, parandaloi zbarkimin e 147 personave, përfshirë fëmijë, të shpëtuar nga OJQ-ja spanjolle Open Arms, duke e lënë anijen të bllokuar në det për 19 ditë.
“Jam i lumtur. Pas tre vjetësh që fitoi Liga [partia e ekstremit të djathtë], Italia ka fituar. Mbrojtja e Atdheut nuk është krim, por e drejtë. Do të vazhdoj edhe më i vendosur se më parë”, tha Salvini pas shpalljes së pafajësisë.
Në shtator, prokurori kërkoi një dënim me gjashtë vjet burg për Salvinin si dhe kompensim prej më shumë se 1 milion euro për dëmet nëse gjykata e kishte shpallur fajtor. Procesi i apelimit pas vendimit mund të zgjasë ende vite./ZËRI