Bota

Të gjithë me sytë nga SHBA/ Sapo ka nisur takimi Zelenskyy-Trump, diskutohet për fundin e luftës dhe mineralet

Zelenskyy këmbëngul se marrëveshja ekonomike duhet të shoqërohet me garanci konkrete sigurie. Megjithatë, Trump tha se nuk do të jepte shumë garanci sigurie, sepse ky sipas tij, është roli i Europës dhe Bashkimit Europian.

k.m.
Të gjithë me sytë nga SHBA/ Sapo ka nisur takimi Zelenskyy-Trump,
Zelenskyy-Trump

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Uashington. Kryefjalë e takimit do të jenë garancitë e sigurisë dhe ndihma në parandalimin e një sulmi të ri të mundshëm rus, por edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet e rralla.

Zelenskyy këmbëngul se marrëveshja ekonomike duhet të shoqërohet me garanci konkrete sigurie. Megjithatë, Trump tha se nuk do të jepte shumë garanci sigurie, sepse ky sipas tij, është roli i Europës dhe Bashkimit Europian.

Sot, Zelenskyy, i cili vazhdon të avokojë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO do të përpiqet të marrë përgjigje nga Trump. Pritet që presidenti ukrainas të pyesë nëse SHBA po planifikon të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën; apo nëse Kievi do të jetë në gjendje të blejë armë amerikane dhe nëse Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë.

Trump ka deklaruar më parë se prania amerikane në sektorin e minierave të Ukrainës mund të shërbejë si "një garanci sigurie", pasi sipas tij askush nuk shkakton dot probleme nëse në zonë ka amerikanë.

Tashmë dy presidentët po zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërsa të paktën 100 reporterë dhe fotografë jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë po presin që të dalin në një deklaratë për mediat. Më vonë pasdite, në orën 17:00 me orën lokale, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të udhëtojë për në Palm Beach, ku do të kalojë fundjavën në pronën e tij në Mar-a-Lago./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB