Bota

Shumë shqiptarë vuajnë dënimin, autoritetet greke bastisin burgun e Koridhalosit, gjenden thika dhe celularë

Nuk jepen për momentin informacione rreth kombësive të personave që iu gjetën sendet e ndaluara në qeli.

I.F
Shumë shqiptarë vuajnë dënimin, autoritetet greke bastisin
Foto ilustruese

KORIDHALOS- Autoritetet greke kanë kryer një kontroll në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalos. Burgu, cilësohet si një nga instuticionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë ku vuajnë pas hekurave ndodhen persona me rrezikshmëri shumë të lartë, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Mediat greke, informojnë se gjatë operacionit, i kryer në mënyrë të befasishme në orët e para të mëngjesit, janë gjetur thika dhe celularë.

Qëllimi i këtij operacioni ka qenë goditja e trafikut apo shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda qelive, bazuar edhe në informacionet që autoritetet kanë dhënë, ku ata përdorën për kontroll edhe një qen policie antidrogë, të trajnuar posaçërisht.

Në kuadër të operacionit,  janë kontrolluar në 8 qeli, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 aparate celularë, karikues, kabllo karikimi, ndërsa janë kontrolluar 19 të burgosur, dy prej të cilëve u konstatua se kishin 2 thika të improvizuara. Nuk jepen për momentin informacione rreth kombësive të personave që iu gjetën sendet e ndaluara në qeli.

Ndaj tyre është ngritur një rast për shkelje të ligjit për armët, i cili do t'i kalojë Prokurorisë kompetente, ndërsa sendet e sekuestruara do t'i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për analiza laboratorike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB