Bota

Prag takimi, Trump i vendos kushte Zelenskyyt: Hiq dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO

Sipas Trump, Zelenskyy duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë, duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea

F.I
Prag takimi, Trump i vendos kushte Zelenskyyt: Hiq dorë nga Krimea dhe
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

SHBA- Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump. Teksa takimi pritet të nisë Trump ka një kërkesë për presidentin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë, duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos bashkohet kurrë me NATO-n, që lufta të marrë fund.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën. Ai u prit nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley. Së bashku me Rutte-n, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrin pjesë të gjithë në takimet me Trump sot.

Poll

MOS HUMB