
LONDËR- Pas skandalit në Britaninë e Madhe, ministrja e Thesarit Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka deklaruar instuticioni. Siddiq dha dorëheqjen pas akuzave të vazhdueshme nga opozita në lidhje me pronat e tezes së saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshitm Sheikh Hasina. Hasina u rrëzua nga një grusht shteti kundër udhëheqjes së saj 20-vjeçare.

Siddiq akuzohet gjithashtu se ka ndihmuar bashkëpunëtorët e tezes së saj të përdorin prona në Londër, ndërkohë që po përballet me një hetim për rolin e familjes së saj në përvetësimin e miliarda dollarëve nga një projekt centrali bërthamor. Edhe pse ajo ka mohuar çdo përfshirje, presioni që u bë e çoi në vendimin e saj për t’u larguar nga posti.
Në një letër drejtuar kryeministrit Keir Starmer, Siddiq theksoi se këshilltarja e pavarur Laurie Magnus kishte gjetur se ajo nuk kishte shkelur kodin ministror. Megjithatë, raporti Magnus ngriti çështje që lidhen me reputacionin e saj personal dhe besueshmërinë e qeverisë duke pasur parasysh lidhjen e saj me Bangladeshin.
Starmer shprehu “trishtim” për largimin e saj, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të saj në të ardhmen. Siddiq u zëvendësua Emma Reynold. /ZËRI