Bota

Çfarë dimë për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza?

Nëse marrëveshja arrihet, ky do të ishte zhvillimi i vetëm diplomatik i ndodhur në 15 muaj luftë.

k.m.

Çfarë dimë për marrëveshjen e armëpushimit
Foto ilustruese

GAZA- Izraeli dhe Hamasi mendohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje që mund të ndalojë luftën në Gaza dhe sjellë lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Nëse marrëveshja arrihet, ky do të ishte zhvillimi i vetëm diplomatik i ndodhur në 15 muaj luftë.

Çfarë mund të përmbajë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit?

Shpresohet se një marrëveshje armëpushimi do të nënkuptojë një marrëveshje për të ndalur luftën që është ndezur në Gaza.

Pritet gjithashtu një shkëmbim pengjesh dhe të burgosurish. Hamasi kapi 251 pengje kur sulmoi Izraelin në tetor 2023 dhe pretendon se aktualisht ka robër 94 persona, megjithëse Izraeli beson se vetëm 60 janë ende gjallë. Izraeli pritet të lirojë rreth 1000 të burgosur palestinezë në këmbim të pengjeve.

Si do të funksiononte armëpushimi?

Ky armëpushim pritet të ndodhë në tre faza, pasi të shpallet një marrëveshje. Detajet janë ende duke u vendosur, ndaj edhe mund të ketë ndryshime...

Faza e parë

Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se në fazën e parë, 34 pengje – që pritet të jenë civilë – do të shkëmbehen me të burgosur palestinezë. Tre pengje do të lirohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të bëhet pas 6 javësh. Gjatë kësaj faze, trupat izraelite do të fillojnë tërheqjen nga zonat e banuara në Gaza. Një zyrtar palestinez tha se negociatat e detajuara për fazën e dytë dhe të tretë do të fillojnë në ditën e 16-të të armëpushimit.

Faza e dytë

Në fazën e dytë, pengjet e mbetura - ushtarë dhe rezervistë - do të lirohen po ashtu në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë. Nga 1000 të burgosur palestinezë që mendohet se Izraeli ka pranuar të lirojë, rreth 190 janë duke vuajtur dënime prej 15 vjetësh ose edhe më shumë. Por një zyrtar izraelit i tha BBC-së se të dënuarit për vrasje nuk do të lirohen!

Gjatë kësaj faze, Izraeli do të lejojë gjithashtu njerëzit e zhvendosur tani në jug të Gazës të kthehen në veri. Pothuajse  gjithë popllisisë së Gazës i është dashur që të largohet për shkak të luftës. 

Faza e tretë

Faza e tretë dhe e fundit do të përfshihet rindërtimi i Gazës, diçka që mund të marrë vite. Zyrtari izraelit tha se forcat izraelite do të qëndrojnë në një zonë sigurie brenda Gazës gjatë periudhës së armëpushimit.

Cilat janë pyetjet pa përgjigje rreth marrëveshjes?

Arritja në këtë pikë ka marrë muaj të tërë negociatash indirekte. Hamasi donte përfundimin e luftës para se të lironte pengjet, diçka që ishte e papranueshme për Izraelin. Por të paktën, armëpushimi do të ndalojë luftën edhe pse është e paqartë nëse kjo do të thotë se lufta ka përfunduar përgjithmonë. Një nga qëllimet kryesore të luftës së Izraelit ka qenë shkatërrimi i aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. Megjithëse Izraeli e ka dëmtuar rëndë organizatën, Hamasi ka ende njëfarë kapaciteti për të vepruar dhe rigrupuar.

Po ashtu, është gjithashtu e paqartë se cilët pengje janë gjallë apo të vdekur apo nëse Hamasi e di vendndodhjen e të gjithë atyre që konsiderohen si "të zhdukur". Çdo armëpushim është i brishtë. Armëpushimet midis Izraelit dhe Hamasit që kanë ndalur luftërat e mëparshme janë tronditur nga përleshjet dhe përfundimisht janë prishur. Kompleksiteti i këtij armëpushimi do të thotë se edhe një incident i vogël mund të kthehet në një kërcënim të madh.

Çfarë ndodhi më 7 tetor 2023 dhe çfarë ka ndodhur në Gaza?

Qindra persona të armatosur të udhëhequr nga Hamas filluan një sulm të paprecedentë në Izraelin jugor. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 persona u morën peng në Gaza. Pas sulmit, Hamasi i lëshoi mijëra raketa drejt Izraelit. Këta të fundit iu përgjigjën me një fushatë masive ushtarake, fillimisht nga ajri dhe më pas nga toka. Që atëherë, Izraeli ka sulmuar objektiva në të gjithë Gazën nga toka, deti dhe ajri, ndërsa Hamasi ka sulmuar Izraelin me raketa. Që nga ajo kohë, më shumë se 46,600 njerëz - shumica e tyre civilë - janë vrarë nga sulmet e Izraelit./ZËRI

Marrë nga BBC

Poll

MOS HUMB