HUNGARI-Parlamenti hungarez ka hequr imunitetin parlamentar të kryeministrit Peter Magjar duke i hapur rrugë një hetimi penal ndaj tij për një incident të ndodhur në vitin 2024. Bashkë me të, ju hoq imuniteti edhe dy ish-ministrave të qeverisë së Victor Orban, Balazs Hanko dhe Miklos Sesztak. Vendimi u miratua me 139 vota nga 199 deputetë.
Kryeministri hungarez po hetohet për një incident të vitit 2024. Ai akuzohet se i ka marrë telefonin një personi që po e filmonte në një klub nate dhe më pas e ka hedhur pajisjen në lumin Danub. Vetë Magyar kishte kërkuar heqjen e imunitetit, duke e cilësuar çështjen si një “farsë”.
Balazs Hanko, ish-ministër i Kulturës dhe Inovacionit, po hetohet lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e rreth 47 milionë eurove nga fondet publike. Sipas dyshimeve të hetuara, një pjesë e këtyre fondeve mund të jetë përdorur për financimin e fushatës së Fidesz-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2026.
Ndërsa Miklos Sesztak, ish-ministër i Zhvillimit dhe deputet i PartiSE Popullore Demokristiane e Hungarisë. dyshohet se ka marrë disa milionë euro ryshfet gjatë blerjes së autobusëve të përdorur me çmime të fryra, në periudhën 2014-2018.
Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar javën e kaluar heqjen e imunitetit të të tre deputetëve, me qëllim vijimin e procedurave hetimore.