Bota

Ndërhyri Trump! TikTok gati të rikthehet online në SHBA, kompania: Po punojmë për një zgjedhje afatgjatë!

TikTok tha se platforma e videove do të rikthehet për përdoruesit pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump u dha garancitë e nevojshme.

k.m.
Ndërhyri Trump! TikTok gati të rikthehet online në SHBA,
Donald Trump

SHBA- Ndryshim plani, TikTok do të rikthehet për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E gjitha pas ndërhyrjes së presidentit të ri, republikanit Donald Trump. Në një deklaratë për mediat, TikTok tha se platforma e videove do të rikthehet për përdoruesit pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump u dha garancitë e nevojshme.

Ndërhyri Trump! TikTok gati të rikthehet online në SHBA,

"TikTok është në proces të rikthimit të shërbimit. Falënderojmë Presidentin Trump për ofrimin e qartësisë dhe garancisë së nevojshme për ofruesit tanë të shërbimeve. Tani ata nuk do të përballen me asnjë ndëshkim dhe TikTok do të jetë sërish në përdorim të mbi 170 milionë amerikanëve dhe mbi 7 milionë bizneseve të vogla. Ky është një qëndrim i fortë kundër censurës arbitrare. Ne do të punojmë me Presidentin Trump për një zgjidhje afatgjatë që do ta mbajë TikTok në Shtetet e Bashkuara,"-shkroi kompania në rrjetin "X".

Vetëm disa orë para lëvizjes nga TikTok, Trump postoi në Truth Social duke bërë thirrje që aplikacioni të mbetet i disponueshëm për përdoruesit, edhe sepse donte që në rrjet të postoheshin pamjet e betimit të tij për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë do të lëshoj një urdhër ekzekutiv të hënën për të zgjatur periudhën kohore të futjes në fuqi të ligjt,”- shkroi Trump.

Disponueshmëria e TikTok mbeti e kufizuar që nga pasditja e djeshme. Aplikacioni ishte i padisponueshëm për t'u shkarkuar si në telefonat Apple, edhe në Google. Sipas një ligji që Presidenti Joe Biden nënshkroi në prill, TikTok do të ndalohej që të përdorej nga amerikanët nëse pronari i tij kinez, ByteDance, nuk ia shiste kompaninë një blerësi jo-kinez.

Gjatë fushatës së tij, Trump doli në mbështetje të TikTok, duke thënë se do ta mbante aplikacionin aktiv. Por pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë pretendimet e kompanisë kineze, administrata Biden lëshoi ​​një deklaratë duke u shprehur se nuk do ta zbatonte ligjin për ndalimin e aplikacionit, duke ia lënë këtë përgjegjësi Trumpit.

E ardhmja e TikTok në SHBA është ende në ajër. Edhe nëse TikTok-it i jepet më shumë kohë, ligji ende e detyron Bytedance-n që ta shesin aplikacionin, diçka që nuk kanë interes që ta bëjnë. Trump ka hedhur idenë e një sipërmarrjeje të përbashkët për TikTok, me SHBA që zotëron 50% të aksineve, por edhe kjo ide përballet me një pengesë. Ligji ka një kufi prej 20%. Por Kongresi, natyrisht, mund të ndryshojë ligjin./ZËRI

Poll

MOS HUMB