Bota

Amerika po "vuan" për TikTok, por rrjeti nuk ndalet!

Masa vjen pas një vendimi të Kongresit të SHBA në prill që urdhëroi kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance që ose të shesë aplikacionin tek një pronar jo-kinez ose të platforma do mbyllej.

k.m.
Amerika po "vuan" për TikTok, por rrjeti nuk ndalet!
Donald Trump

SHBA- TikTok u "fik" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që nga sot është hequr nga 'dyqani' i aplikacioneve në iOS dhe Google Play Store. Kështu, 170 milionë përdorues amerikanë kanë mbetur pa platformën e tyre të preferuar. 

Masa vjen pas një vendimi të Kongresit të SHBA në prill që urdhëroi kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance që ose të shesë aplikacionin tek një pronar jo-kinez ose të platforma do mbyllej. ByteDance përfundimisht zgjodhi të pajtohej duke mbyllur aplikacionin në SHBA. Ndërsa ndalimi hyri në fuqi, përdoruesit e TikTok u dyndën në "X" ku me meme po shprehin gjithë "dhimbjen" e tyre.

Shikoni disa nga postimet në X:

-Të gjithë duke iu bashkuar Twitterit tani që TikTok nuk është më

- Kanadezët në TikTok

- Si ndjehesh kur rikthehesh në Twitter sepse TikTok është i ndaluar dhe të gjitha aplikacionet e tjera nuk të bëjnë për të qeshur

Nga ana tjetër, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka thënë më parë se ka "shumë gjasa" të pezullojë ligjin brenda 3 muajve të parë si president./ZËRI

Poll

MOS HUMB